Studiuesit nga kompania Pfizer dhe konsorciumi i kujdesit shëndetësor Kaiser Permanente analizuan të dhënat e rreth 3.4 milion personave që ishin anëtarë të programit të sigurimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor të kësaj kompanie në Kaliforni në periudhën dhjetor 2020- gusht 2021.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore The Lancet, gjithashtu arrin në përfundimin se vaksina ishte 93% efektive kundër variantit shumë ngjitës Delta për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Por studiuesit zbuluan gjithashtu se efektiviteti i vaksinës kundër infeksionit ra nga 88% një muaj pas përfundimit të vaksinimin në 47% pas gjashtë muajsh. /VOA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re