Skip to content

STUDIMI/ Winston Churchill, përgjegjës për vdekjen e tre milionë indianëve

winston churchill 1

Politika e ish-Kryeministrit britanik Winston Churchill ka shkaktuar uri në Indi, gjë që ka rezultuar me vdekjen e më shumë se tre milionë njerëzve – thotë një studim i një lloji të rrallë, raporton CNN.

Uria në shtetin indian të Bengalit në vitin 1943 nuk u shkaktua nga thatësira, thonë studiuesit nga India dhe Shtetet e Bashkuara.

“Uria ishte rezultat i vendimeve politike e jo i thatësirës”, tha studiuesi kryesor dhe profesor në Institutin indian të Teknologjisë, Vimal Mishra për CNN.

Për studimin, hulumtuesit përdorën të dhëna mbi kushtet meteorologjike, duke marrë parasysh sasinë e lagështisë në tokë nga viti 1870 deri në vitin 1943.

“Që nga fitimi i pavarësisë, nuk kishte shumë uri në Indi, prandaj vendosëm të hetojmë nëse uria u shkaktua nga disa faktorë të tjerë”, shpjegoi Mishra.

Studiuesit vunë në dukje se uria në pesë raste ishte pasojë e thatësirës, ​​por jo në vitin 1943, në Bengal, kur sasia e shiut ishte mbi mesataren – tregoi studimi.

Mishra përmendi disa nga politikat e gabuara që kontribuan në urinë – prioritetet e gabuara në shpërndarjen e furnizimeve ushqimore, ndalimin e importeve të orizit, si dhe mospërcaktimin se çfarë do të thotë uri.

Ai kujtoi se autoritetet britanike kritikuan masat që kontribuan në një zvogëlim të ndjeshëm të urisë në shekullin e 19-të në Indi, e më pas që zbatuan politika që çuan miliona në vdekje.

Fituesi i Çmimit Nobel të Ekonomisë, Amartya Sen në vitin 1981 theksoi se kishte mjaft ushqime për popullsinë e Bengalit në vitin 1943.

Në një libër të tij thuhet se Churchill është përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve.

Ky shkrimtar beson se uria u pasua nga vendimi për të eksportuar sasi të mëdha të ushqimit nga India. Pra, nga janari deri në korrik 1943, u eksportuan 70,000 ton oriz.

Por ka nga ata që nuk e fajësojnë ish-kryeministrin britanik për këtë tragjedi. Biografi i tij Andrew Roberts shkroi në një kolumnë vitin e kaluar se “Churchill bëri gjithçka për të shmangur urinë në Bengal, kur japonezët sulmuan Gjirin e Bengalit”, tha CNN.