Studiuesi i njohur Auron Tare ka ofruar një pamje nga rrapi gjigand te Uji i Ftohtë në Tepelenë, jo foto por pikturë, për të denoncuar atë që ndodh sot aty.

Ithtar i  së vjetrës në trashëgimi, Tare e konsideron të papranueshme që sot, nën hyjen e atij rrapi, të shiten misra, pavarësisht konteksteve të ndryshme sociale që ka diktuar koha, dje dhe sot.

“Rrapi tek Uji i Ftohtë në Tepelenë. Në një distancë prej 170 vjetësh, si është transformuar: nga një oaz ku pushonin shqiptarët dikur nën hijen e tij plot elegancë, në një qebaptore ku shiten misra dhe dhallë”, shkruan  Tare.

Por ndërkohë, si padashur, ai ka servirur dhe një pamje të panjohur nga e djeshmja e atij vendi, që sot shërbën si vendpushimi për shumë udhëtarë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re