Studiuesit në Japoni thonë se mund të kenë bërë një hap drejt rritjes së jetëgjatësisë së njerëzve për shkak se provat e një vaksine kundër qelizave që kontribuojnë për plakjen kanë rezultuar të suksesshme.

Në provat laboratorike, një medikament që lidhet me një proteinë në qelizat e vjetra – ato që kanë ndaluar natyrshëm riprodhimin e tyre – ngadalësoi dobësimin e trupit te minjtë më të vjetër, thanë studiuesit nga Universiteti Juntendo i Tokios.

Qelizat konsiderohen të vjetra kur ndalojnë së dyfishuari vetveten, shpesh si përgjigje ndaj dëmtimit natyror të ADN-së së tyre. Mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe në sëmundjet e lidhura me plakjen si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.

Vaksina gjithashtu ndikoi me sukses te qelizat e vjetra në indet yndyrore dhe enët e gjakut, duke sugjeruar se mund të ketë një ndikim pozitiv për gjendje të tjera mjekësore që lidhen me plakjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re