Ilaçi i ri me emrin “Dostarlimab” rezultoi efektiv, duke shëruar të gjithë pacientët me kancer të zorrës së trashë , të cilët morën pjesë në testim.

Sipas “New York Times” ky ilaç u mor nga pacientët që morën pjesë në eksperiment për 6 muaj dhe në fund të gjithëve iu zhduk tumori.
Doktori Luis A. Diaz J. tha se kjo ishte hera e parë që ndodh në pacientët me kancer në zorrën e trashë.

“Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e kancerit, tha ai.

Të gjithë pacientët i ishin nënshtruar më parë kimioterapisë dhe operacioneve të ndryshme, që i kishin shkaktuar probleme në fshikëz dhe në jetën seksuale. Marrja e ilaçit bëri që ata të mos kishin më nevojë për trajtim. Gjatë eksperimentit pacientët morën “Dostarlimab-in” një herë në 3 javë, për 6 muaj me rresht.
Burimi: News Bomb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re