Të nxehtit ekstrem për muajin gusht po i vjen fundit. Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje për “News 24” se pas datës 25 gusht do të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat t’i afrohen vlerave normale.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me muajin shtator. Sipas
sinoptikanes Bani, 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë i nxehtë dhe
me temperatura mbi vlera normale.

“Këto janë ditët e fundit me temperatura të larta për vendin tonë, sepse
parashikohet që pas datës 25 gusht të kemi një freskim të lehtë, duke
bërë që temperaturat gjatë fundit të muajit të jenë afër vlerave normale
klimatike të gushtit.

Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit do të sjellin një ulje
temperaturave, që do vijë si pasojë e vranësirave në gjithë vendin. Por,
prania e shirave do të jetë e paktë dhe e përkohshëm, nuk do të jenë
shira të vazhdueshëm dhe të shtrirë në gjithë territorin, do të jenë të
pakët.

Parashikohet që kryesisht 10-ditëshi i parë i muajit shtator të jetë i
nxehtë dhe me temperatura të larta, më të larta se vlera normale
klimatike. Gjatë muajit shtator do të ketë shumë ditë me diell, ndaj dhe
pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë dhe plazhin”, tha
sinoptikania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re