Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të vizitojë Korenë e Veriut këtë javë, pas takimi historik ndërmjet Veriut dhe Jugut të premten që kaloi.

Udhëtimi i tij vjen në mes të një stuhie aktiviteti diplomatik që pasoi ditën historike për gadishullin.

Kina është e vetmja aleate ekonomike e Koresë së Veriut, por kjo do të jetë vizita më e nivelit më të lartë atje këto vite.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un pritet të takojë Presidentin e SHBA Donald Trump javët e ardhshme.

Koreja e Jugut ka folur tashmë me liderët e SHBA dhe Japonisë.

Sipas Pekinit, vizita e kryediplomatit të mërkurën dhe të enjten bërë me ftesë të qeverisë së Phenianit.

Në mars, z. Kim bëri një vizitë të papritur në Pekin për të takuar presidentin kinez Xi Jinpin, i pari takim ndërkombëtar i tij që nga dita e marrjes së detyrës, që nënvizoi rëndësInë e marrëdhënieve të tij me Kinën.

Të premten, lideri i Koresë së Veriut dhe ai i Koresë së Jugut, zhvilluan një takim historik për të mbyllur të gjitha aktet armiqësore kundër njeri tjetrit dhe për të punuar për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re