Gjatë orëve të natës dhe sot në mëngjes, Tirana është përfshirë nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme në kryeqytet.

 

 

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në terren, duke punuar për rikuperimin e shpejtë të dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Sasia e reshjeve që po bie këtë mëngjes është jo e zakontë për Tiranën.

 

 

“Mirëmëngjes! Kolegët e emergjencave civile po rikuperojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme! Për pak rikthejmë gjithçka në normalitet! Gjithsesi, me kujdes në rrugë dhe faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj.

 

 

Punonjësit e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës dhe në mengjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re