Skip to content

Stuhi e fuqishme, humbin jetën mbi 90 persona

Të paktën 91 vetë kanë humbur jetën dhe më shumë se 160 të tjerë u lënduan si rezultat i stuhisë së fuqishme përcjell me shira të mëdha në pjesët veriore dhe perëndimore të Indisë, thanë sot zyrtarët.

Si rezultat i stuhive në Utar Pradesh dhe Rajastan, janë shkatërruar shumë shtëpi, pemë, si dhe ka pasur ndërprerje të rrymës dhe komunikimeve telefonike.