Spanja është goditur në orët e fundit nga një stuhi e pazakontë bore. E quajtur stuhia Filomena ajo ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit duke sjellë vështirësi të shumta në qarkullim.

Edhe në kryeqytetin Madrid, trashësia e dëborës arriti në 20 centimetra duke bllokuar akse të tëra. Dhjetëra makina u bllokuan gjatë natës në autostrada. Në shumë zona është dashur ndërhyrja e ushtrisë për të liruar rrugët. Autoritetet u kërkuan qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë nëse nuk kanë nevoja urgjente.

Mediat lokale thonë se kjo është një nga stuhitë më të mëdha të dëborës në Spanjë në 40 vitet e fundit. Dhjetëra fluturime janë anuluar për shkak të motit të keq dhe bllokimit të aeroporteve.






Previous articleShtohen rastet e reja me Covid, Tomini del me deklaraten e papritur. Çfarë pritet gjatë janarit?