Një 37-vjeçar, i cili është punonjës i policisë rrugore është dëmtuar teksa ka qenë në shërbim në zonën e “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë.

 

Polici është vrarë në kokë, teksa një objekt është shkëputur si pasojë e erës.

 

37-vjeçari ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

 

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re