Skip to content

Stuhia e dëbores godet Francën, anulohen 15% të fluturimeve nga Parisi

dc72820a ap25185342876941

Autoriteti Francez i Aviacionit Civil u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë 15% të fluturimeve të planifikuara për këtë pasdite dhe mbrëmje nga aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle të Parisit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në zonë.

Linjat ajrore mund të zgjedhin se cilat fluturime të anulojnë, me kusht që të zvogëlojnë ngritjet dhe uljet, tha një zëdhënës i agjencisë për Reuters.

Në të njëjtën kohë, për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, autoritetet po u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes. Janë vendosur kufizime për automjetet e mallrave të rënda në Bretanjë dhe Normandi, ndërsa në rajonin e Parisit, kufijtë e shpejtësisë janë ulur dhe automjetet e mallrave të rënda janë ndaluar në rrugët kryesore/CNN