Një stuhi e fortë ere ka shkatërruar disa hektarë me sera në Lushnje e Divjake.

Në fshatin Imsht, stuhia ka qënë më e fortë duke prishur të gjitha serat me bostan. Sot fermerët po riparojnë dëmet të cilat përllogariten në miliona lekë.

“Asnjë ndihmë nga shteti, ja vetë po i riparoj me plastmase të vjetra. Bima ajo që është e saktë mund të bëhet, por kemi të dëmtuar shumë. Ska bërë vaki si dje ka fryrë erë e fortë prej 8 orësh. Pemë nuk ka rrëzuar por i hapi gjitha serat kjo erë kaq e fortë”, tha një grua fermere.

ERA ka fryrë për tetë ore rresht me shpejtësi 50 km/h. Të gjitha plasmaset janë çare dhe bimët janë shkulur me rrënjë.

“Një erë e fuqishme ka zbuluar serat. Tani këto janë pjesë e natyrës smund të flasim dot, bujqësia është shtëpi pa cati do mundohemi ti përballojmë. Janë zbuluar serat e shalqirit, sot po riparojnë dëmet, Bima mori një tronditje por themi ta kalojë. Edhe dëmet do t’i përballojmë këto gjëra janë pjesë e natyrës.

Fermerët pohojne se nuk kane leke t’i zëvendesojnë demet e shkaktuara. Një pjese e tyre do t’i lenë tokat të dëmtuara nga prodhimi, ndërsa kërkojne ardhjen e ministres se bujqësise. Ata thonë se Frida Krifca duhet te shohë nga afër atë që ka ndodhur sepse dëmet janë të jashtëzakonshme dhe të shihet mundësia e dëmshpërblimit.

“Moti shumë i keq , dje ishte erë e fortë janë dëmtuar plasmaset në sera. Unë jam 60 vjec dhe dje kam parë erën më të fortë”, tha një banor i zonës.

“Kemi harxhuar para të madhe dhe era na i bëri plasmaset copa. Djali s’ka cfarë bën harxhoi shumë lekë djali”, tha një fermere.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re