Një stuhi e fortë dëbore po godet Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë në prag të Krishtlindjes.

 

Masat e ftohta vijnë nga Arktiku dhe pritet që t’i ulë temperaturat deri në minus 55 gradë. Sinoptikanët thonë se kjo është një ndër stuhitë më të ftohta që ka përfshirë ndonjëherë Shtetet e Bashkuara.

 

135 milionë njerëz janë në gjendje alarmi për shkak të stuhisë e cila do të shtrihet nga Kanadaja deri në brigjet e Meksikës. Mbi 5300 fluturime janë anuluar të enjten dhe të premten.

 

“Kjo nuk është si një ditë bore, kur keni qenë fëmijë, kjo është diçka serioze dhe duhet trajtuar me përgjegjshmëri”, deklaroi Presidenti Joe Biden në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, teksa shpalosi edhe planin e emergjencave për qytetarët amerikanë.

 

Shumë guvernatorë te shteteve në brigjet lindore në SHBA shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Përveç fluturimeve, janë mbyllur edhe shkolla dhe institucionet e tjera publike.

 

Në Kanada, pjesa më e madhe e Ontarios dhe Kebek po përgatiten gjithashtu për stuhinë e cila pritet të zgjasë deri në fillim të javës tjetër.

 

E kundërta ndodh në Europë, ku Krishtlindja pritet të kalojë me mot të mirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re