733 persona u shtruan në spitalet në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit me ankesa të ndryshme të shkaktuara nga stuhia e rërës në Iranin juglindor.

Kreu i shërbimeve të urgjencës Sistan-Baluchistan, Majid Muhibbi, i tha agjencisë IRNA se ata ishin shtruar në spital në tre ditët e fundit në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz në veri të Sistan-Baluchistan.

Ai tha se 58 persona janë ende në spital për trajtim.

Shefi i Institutit Meteorologjik në atë provincë iraniane, Muhsin Haydari, tha se për shkak të rritjes së sasisë së pluhurit në ajër, padukshmëria është e konsiderueshme, sidomos në Zabul dhe Zehek.

Zyra e guvernatorit të Sistan-Baluchistanit njoftoi se institucionet shtetërore dhe bankat në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz janë mbyllur sot për shkak të stuhive të rërës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re