Dita e sotme ka nisur pak më e ftohtë se gjithë ditët qe lame pas. Duket se pas reshjeve intensive, tashmë është radha e ngricave. Lidhur me këtë ka folur edhe sinoptikania Lajda Porja. Ajo tregoi se si do jenë ditët në vazhdim. Sipas saj stuhia e ftohtë “Filomena” që mbuloi një pjesë të Spanjës me dëborë po i drejtohet Ballkanit.

Ajo tha:

Në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët. E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që e premtja dhe fundjava, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë.






Previous articleItali/ Rriten shifrat e Covid-19, ja masat e reja që priten më 16 janar