6 turistë gjeten vdekjen si pasojë e motit të keq në Halkidiki. Stuhia goditi Greqinë qëndrore, perendimore dhe veriore natën e të mërkurës duke shkaktuar viktime dhe dëme të mëdha në infrastrukturë. Pasojat me tragjikë I ka pasur zona turistike e Halkidikisw në Selanik, tejet e frekuentuar nga turistët.

Në mesin e viktimave janë 2 shtetas rusë, një cift të moshuarish nga Cekia, si dhe një rumune 54 vjecarë bashkë me djalin e saj 8 vjec. Raportohen gjithashtu 60 të plagosur në spital nga mosha 8 muajsh deri në 72 vjec.

Bëhet e ditur se turistja rumune bashkë me djalin kanë qënë në tavern në kohën kur stuhia ka shkatërruar godinen dhe materialet e ndërtimet sollën dëmtime të rënda deri në vdekjen e tyre.

Dy rusët, babe e bir kanë vdekur në një resort po në këtë zonë turistike nga shkulja e pemeve qe ka rene mbi makinen e tyre. Ndërsa cifti I të moshuarve nga Cekia ishin duke lëvizur me rulot në kohën kur janë zënë poshtë nga pemet që kanë rënë mbi mjet.

Gjithcka ka ndodhur në pak minuta rreth orës 21 e 50.Qëndra e emergjencës brenda pak orëve të mërkurën në mbrëmje mori mbi 600 thirrje për ndihme. Stuhitë vdekjepruresë  e kanë detyruar qeverinë e re greke që të shpallë gjëndjen e emergjencës në zonën e Halkidikisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re