Të paktën 51 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të temperaturave të ulëta në shtetet e bashkuara ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos.

 

Ndërkohë, katër viktima janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë .

 

Një përhapje e tillë e stuhisë nuk ishte regjistruara asnjëherë më parë në Amerikën e Veriut. Moti ekstrem, i cili në disa shtete shënon minus 45 gradë, ka prekur zona nga Liqenet e Mëdha pranë Kanadasë deri në Rio Grande përgjatë kufirit me Meksikën.

 

Shkollat dhe shume institucione te tjera janë mbyllur. Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.

 

 

Banorët ende po përballen me një situatë shumë të vështirë, teksa autoritetet u kanë bërë thirrje të mos dalin nga banesat. Ndërkohë mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re