Reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë përshkruar Italinë mëngjesin e kësaj të shtune, duke shkaktuar probleme në disa rajone të vendit.

Sipas autoriteteve në një prej bashkive më të prekura, Crotone, janë bërë qindra ndërhyrje shpëtimi nga Brigada e Zjarrit dhe Mbrotja Civile për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në makina.

Si rrjedhojë e këtyre reshjeve janë përmbytur jo vetëm qendra por dhe rrethinat . Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin pasi situata është shqetësuese. Rrugët e disa zonave të qytetit për shkak të përmbytje i ngjajnë tashmë lumenjve.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Vincenzo Voce, deklaroi se për momentin nuk ka persona të lënduar, ndërsa paralajmëroi  se moti i keq mund të shkaktojë përkeqësim të situatës.

Voce i bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, për të rrezikuar jetën e tyre.

Crotone, stamattina: la strada si allaga per un nubifragio e il terreno cede. È un periodo in cui qui in Calabria non ci facciamo mancare niente. pic.twitter.com/rTqWFeLGIW

— Guglielmo Mastroianni (@gumas75) November 21, 2020

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re