Stuhia dimërore “Eleanor” ka goditur Francën duke lënë pa energji elektrike rreth 200 mijë shtëpi.
Kompania energjetike Enedis, e cila menaxhon distribuimin e energjisë në 95 për qind të territorit të Francës, njoftoi të mërkurën se stuhia fillimisht goditi Normandinë ku shkaktoi ndërprerje të energjisë për 50 mijë familje të rajonit.
Pas kësaj, stuhia ka lëvizur në drejtim të rajoneve Picardie, Calaisi Verior, Lorraine, Ile de France dhe në Champagne-Ardenne, ku gjithashtu shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, shkruan aa.
“Dy mijë punëtorë teknik janë aktualisht në terren për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”, thonë nga Enedis.
Kompania njofton se situata mbetet e ndryshueshme nga shkaku i stuhisë e cila vazhdon të godasë me intensitet të plotë duke lëvizur në zonat e tjera të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re