Moti i keq ka përfshirë veriun e Italisë. Reshje të shumta shiu dhe stuhi të cilat nisen rreth ores 04:00 te mengjesit dge kanë zgjatur për rreth 2 orë  shkaktuan përmbytje në zonën e Milanos, duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

 

Mbrojtja civile raportoi se ka pasur edhe rënie të pemëve si dhe rrëshqitje dheu.

 

Mediat italiane raportojnë se në rrezik për të dalë nga shtati është edhe liqeni i Komos.

 

Gjatë natës, sqaron departamenti i mbrojtjes civile, niveli i ujit u rrit me shpejtësi mbi pragun e përmbytjes. Vullnetarët kanë ngritur barrierat e lëvizshme, pasi niveli i ujit parashikohet që të rritet.

 

“Kërkojmë qytetarët për bashkëpunim maksimal: mos iu afroni shumë zonave të përmbytura dhe mos pengoni punën e vullnetarëve”, paralajmëron mbrojtja civile.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re