Stuhia që përfshiu disa zona të vendit mbrëmjen e të martës ka shkaktuar dëmë, sidomos në qarqet Lezhë dhe Shkodër.
Dëmet kanë qënë kryesisht në kulturat bujqësore por edhe në thyerjen e pemëve për shkak të erës së fortë.
Në rrugën Nr.5 në Velipojë si rezultat i eres së fortë janë rrëzuar disa pemë, te cilet kanë zënë poshtë edhe disa automjete.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Kete te merkure ne mengjes është bërë e mundur pastrimi i këtij segmenti rrugor pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikese dhe punonjësve të Bashkisë Shkodër.
Dëme janë shkaktuar edhe në Malësine e Madhe sidomos në rrugën për në fshatin Turistik Razëm ku gjithashtu ka pasur rrezime te pemeve.
Po ashtu vlen te theksohet fakti se nga ererat e forta te nje nate me pare ka pasur deme edhe ne linjat e tensionit te mesem ne Shkoder e Lezhe.
