Reshjet e shiut të nisur mëngjesin e kësaj të marte kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit.

 

Si pasojë e intensitetit të lartë të shiut dhe erës së fortë në rrugën e Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve.

 

Më problematike situata paraqitet në bajpasin e Murrizit ku ka rënie gurësh si në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës, ashtu edhe në fshatin Murrize të Njësisë Xibër të Klosit. Ndërkohë rënie gurësh ka edhe në afërsi të tuneleve të fshatit Shkallë.

 

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor të tregohen shumë të kundesshëm pasi përballen me befasi si pasojë e gurëve në rr.ugë

 

Po ashtu si pasojë e reshjeve intensive ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re