7 viktima dhe të paktën 100 të plagosur është bilanci tragjik nga moti i keq dhe një shtrëngate të furishme që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në Greqinë veriore.

Stuhia shkaterrimtare goditi zonën turistike të Halkidikisë brenda vetëm 20 minutash. 6 nga viktimat janë turistë, ndërsa trupi i një peshkatari 62-vjec u gjet në breg të detit.

 

Një grua dhe një djalë 8-vjeçar nga Rumania humbën jetën nga shembja e çatisë së një restoranti, ndërsa një shtetas rus dhe djali i tij i vogël vetëm 2 vjec nuk arritën t’i mbijetojnë plagëve të marra nga rënia e një peme.

Një çift i moshuar nga cekia u vra mbrëmjen e së mërkurës pasi erërat e fuqishme nxorën nga rruga dhe shtynë drejt një kanali lumor rulotin me të cilin po udhëtonin.

 

Ndërkohë autoritetet në zonën turistike të Halkidikisë shpallën gjendjen e emergjencës. Mbi 140 forca zjarrfikëse u mobilizuan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar nga pemët e shkulura, banesat e dëmtuara dhe automobilat e përmbysur.

Në qendrat spitalore u shtruan pacientë nga mosha 8-muajshe deri në 70 vjeç si pasojë e lëndimit nga rrëzimi i pemëve apo objekteve të tjera.

 

Pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë, moshës 3.5 deri në 13 vjet, u plagosën rëndë  nga objektet

 

Shefi i emergjencave civile në Greqinë veriore tha se fenomeni i paprecedentë natyror e akumuloi forcën e vet shkatërrimtare brenda 20 minutave.

 

Problemet e energjisë elektrike vazhdojnë ndërkohë në pjesën më të madhe në Halkidiki.

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos tha se ushtria do të dërgojë forca dhe pajisje për të ndihmuar të dëmtuarit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re