Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar kërdi në pjesë të Evropës qendrore dhe veriore, duke vrarë të paktën pesë vetë në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Një person 63-vjeçar u mbyt në bregdetin gjerman si rezultat i një rritje të stuhisë ndërsa katër të tjerët u vranë nga pemët që ranë pas erërave të forta, shkruan BBC.
Mijëra polakë dhe çekë janë ende pa rrymë. Qendra e qytetit gjerman të Hamburgut është përmbytur.
Disa shërbime hekurudhore u pezulluan në disa pjesë të Gjermanisë. Përndryshe u raportua edhe për hekurudhat dhe disa rrugë nëpër Republikën Çeke.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re