Një 74-vjeçar është zhdukur dy ditë më parë në Leskovik. Ai është Dhimitër Baze, i cili ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit dhe nuk është rikthyer në stan.Kanë qenë familjarët, ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

Bagëtitë kanë gjetur rrugën dhe janë rikthyer, ç’ka ka bërë që banorët të sinjalizojnë policinë, e cila ka nisur kërkimet në të gjithë zonën për gjetjen e bariut.

Kolonjë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative Kolonjë, jemi njoftuar nga një telefonatë, se shtetasi Dh.B, rreth 74 vjeç, banues në fshatin Postenan, ka humbur kontaktet me familjarët, pasi ka dalë për të kërkuar bagëtitë në pronësi të tij, të cilat nuk ishin kthyer në banesë.

Forcat e Policisë, që prej mëngjesit të djeshëm, po krehin zonën për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Së bashku me banorë të zonës dhe Njësisë Administrative, në kërkim të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re