Një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë teksa ndodhej në klasë pasi ndjeu një shtrëngim në kokë e në gjoks.

I riu shqiptar Osvaldo Kenka, e njohur si Aldo, ndiqte studimet në Institutin e Hoteleve në Erice. Pikërisht në momentin kur ndodhej në shkollë, atë e kapën krizat dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e shkaqeve natyrore ku dyshohet se ka pësuar atak në zemër. Ndërsa prindërit e tij kanë kërkuar kryerjen e autopsisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re