Anëtari i Komisionit Hetimor për Inceneratorët Eduart Shalsi në një deklaratë nga Kuvendi deklaroi se kolegët e tij në krahun e opozitës po intimidojnë dëshmitarët duke dëmtuar procesin e hetimit nga SPAK. Sipas tij Komisioni po kthehet në gjyq publik duke ngatërruar rolet e opozitës.

Shalsi shtoi se socialistët po përpiqen ta mbajnë komisionin hetimor në binarët e ligjit. Në lidhje me marrjen në pyetje të kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe deputetit Alqi Bllako, ai shtoi se PS nuk bëhet mburojë për askënd.

“Ne jemi iniciuesit e Reformës në Drejtësi dhe e kemi mbështetur ndërtimi e institucioneve të drejtësisë. PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me drejtësinë dhe ne e kemi dëshmuar me vepra ndryshe nga koha kur gjykatësit anatemoheshin dikur me Sali Berishën dhe shantazhin e tij. Jemi në një kohë të pangjashme me njëra tjetrën, dikur pengohej drejtësia të luante rolin e saj dhe kemi kohën tonë kur drejtësia inkurajohet të bëjë rolin e saj”, u shpreh Shalsi.

Komisioni Hetimor? Përpjekja për të intimidduar dëshmitarët është e pranishme tek deputetët e opozitës në Komisionin Hetimor. Kryetaren e Komisionit e kam këshilluar disa herë sepse është e rëndësishme të jetë e paanshme që Komisioni të ushtrojë funksionin, kemi parë një kryetare që merr rolin e gjykatësit dhe prokurorit. Insistohet dhe pyetet dëshmitari dhe organet që e kanë pyetur i thonë mos japë deklarata sepse prish hetimet. Këta duan si9 gjyqe politike si para viteve 90’. Duhet të sillemi në mënyrë të matur dhe nuk duhet të cënojmë asnjë proces hetimor, duhet ta inkurajojmë”, tha Shalsi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re