Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edvar Kodheli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë për ndryshimin. Berisha nuk la pa përmendur rivalët socialist të qarkut Fier, ku i numëroi atyre të gjitha aferat.

sali berisha

Për Armando Subashin, Berisha u shpreh se është një nga hajdutët më të pamëshirë të Shqipërisë.

Ndërsa për kandidatin socialist të Patosit, Berisha tha se ai e ka gruan me mandat arresti dhe nga Londra i dërgon valixhet me euro Edi Ramës.

“Çfarë është Subashi i Fierit, është një nga hajdutët më të pamëshirë të Fierit dhe Shqipërisë. Çfarë është kandidati i Ramës në Patos, një burrë që e gruan në arrati për vjedhje. Po po, ajo ka punuar në kadastrën e Sarandës. Është mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka fyerje më të madhe se kjo. Ajo është një kriminele që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patosa. Po pse Patosi nuk paska një socialiste, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafies. Të mos ndalem tek Majlinda e Roskovecit, një kriminele elektorale e pamëshirë.

Majlinda është edhe ndrikull droge, i del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokuroret e partisë në 2 gram, sepse e kishte për shefe Majlindën. Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë. Unë i them asaj, se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë . Për kërcënimin që i kë bërë atyre punonjësve, do përgjigjesh deri ditën e fundit. Ti je për të shkuar brenda me ato akte që ke kryer.

Për Mallakastrën, përfaqësuesi i Edi Ramës që u shiti uzinën për skrap naftëtarëve të Mallakastrës, pasi e vodhi me mafien e vet. Por këtu në rrethin e Fierit, Edi Rama i dridhur nga frika, i bindur se qytetarët e këtij qarku do ti presin faturën, ka vendosur edhe kandidaturat e Alibravës dhe Alibashës. Ajo është një trup i madh. Ata janë turpe politike, sepse kanë kandiduar vetëm për të mbështetur Edi Ramën për shkak të lidhjeve në krim që Lul brava dhe Alibasha kanë dhe me të cilat Edi Rama i mban peng”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re