Edhe kundërshtari i Rusisë zgjidhet nga ruleta ruse e penalltive. Kroacia ia del të kaloj Danimarkën pas 120 minutash lojë dhe gjuajtjes së penalltive.
Ndeshja nis shpejt dhe me gola kur të dyja skuadrat shënojnë pas vetëm 4 minutash lojë me dy gola rokambolesk. Janë Jorgensen dhe Manzukiç që vendosin sfidën që në fillim.
Por duket se këto gola e ngadalsuan sfidën edhe më tepër pasi deri në fund asnjë nga skuadrat nuk ia del të shënoj. Kroacia shfaqet më mirë por me kalimin e minutave është Danimarka edhe për shkak të forcës fizike merr më shumë përsipër në lojë.
Pas 90 minutave ndeshja shkon në shtesa kur momenti më I mirë i ndeshjes vjen në fund. Galopimi i Rebiç drejt portës ndalet nga faulli i shkaktuar nga autori i golit të danezëve Jorgensen brenda zonës. Por goditja e Modriç nga pika e bardhë pritet nga Kasper Shmajkëll nën bekimin e të atit, Piter në tribunë.
Tek gjuajtjet e penalltive dy portierët bëjnë heronjtë me Shmajkëll që pret dy penallti të tjera pas asaj në lojë dhe Subasiç pret tre nga pesë 11 metërsha. Kështu Kroacia vazhdon më tej dhe penalltia që vendos është ajo e Rakitiç dhe në çerekfinale do të gjejnë Rusinë vendase./Berati.TV
Kroaci 1-1 Danimarkë (pen 3-2)
Shënues: Manzukiç 4’/Jorgensen 1’
