Skip to content

“Subjekt i dekriminalizimit”! PD i kërkoi KQZ të mos regjistrojë Doshin, PSD: Shpifje! Të gjithë kandidatët janë të ligjshëm!

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kërkesës që PD i bëri KQZ që të mos regjistrojë Tom Doshën për të garuar në zgjedhjet e 14 prillit.

Ne deklarate PD thekson se Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

Me anë të një reagimi zyrtar, PSD i cilëson shpifje dhe akuza të pabaza duke shtuar se Doshi dhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit.

Reagimi zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë!:

Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza të Partisë Demokratike, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare.