23 mars Administratori i një subjekti ushqimor në Berat është denoncuar në polici për ushtrim dhune ndaj trupës inspektuese të AKU-së gjatë ushtrimit të detyrës së saj në këtë subjekt, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

AKU thekson se, “mbrojtja e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve edhe në këtë situatë të vështirë që vendi po kalon është fokusi dhe qëllimi i veprimtarisë së pandalur të AKU-së dhe këtë e dëshmon edhe bashkëpunimi me qytetarët dhe ndërgjegjësimi i tyre për të denoncuar çdo shkelje të sigurisë ushqimore”.

Kështu, shton AKU, “në sajë të indicies së ardhur nga konsumatorët për tregtimin e produkteve të paetiketuara në gjuhën shqipe, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Berat në zbatim të ligjit dhe në funksion të detyrës së saj, kreu inspektimin në subjektin “S. S” ku u konstatuan tregtimi i produkteve të pasigurta, pasi subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, si dhe u evidentuan 2184 shishe x 125 ml suko pjeshke dhe 2112 shishe x 200 ml suko pjeshke në ambalazh TETRAPAC, të papajisura me etiketim në gjuhën shqipe”.

#td_uid_2_5e81b52414b87 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/91002923_2792424497506514_4769979284389363712_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_2_5e81b52414b87 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/90248736_2792424594173171_2996412048910319616_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 2

“Gjendur në këto kushte përfaqësuesi i subjektit ka përkeqësuar situatën duke ushtruar dhunë ndaj inspektorëve (pamje të regjistruara dhe nga kamerat e subjektit). Trupa inspektuese kërkoi mbështetjen e forcave të Policisë së Shtetit, e cila shoqëroi në polici përfaqësuesin e subjektit duke mundësuar kryerjen e inspektimit normal nga inspektorët”, shton AKU.

“Për shkeljet e konstatuara në subjekt trupa inspektuese mori masat administrative përkatësisht: Masë administrative “Gjobë” me vlerë 100 000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, masë administrative “Gjobë” me vlerë 100 000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, masë administrative “Gjobë” me vlerë 100 000 mijë lekë për pengimin e procesit të inspektimit”, nënvizon AKU.

Gjithashtu, shtoi AKU, “nga ana e trupës inspektuese është bërë dhe kallëzimi pranë instancave përkatëse për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga ana e subjektit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje të detyrës së tij ligjore dhe në kuadër të luftës si pjesë e Taskforcës për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nuk do të lejojë asnjë rast abuzimi me çmimet dhe sigurinë ushqimore në vend”.

/gj.mima/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re