Fermerët e Myzeqesë janë duke protestuar para Ministrisë së Bujqësisë pasi kërkojnë përkrahje nga shteti për të vijuar punën e tyre me produktet bujqësore duke theksuar se nga gjendja e tanishme janë të falimentuar.

Me pankarta në duar, nën reshjet e dendura të shiut ata kërkojnë plotësimin e pesë kërkesave të tyre nga qeveria.

Kërkesat e fermerëve të Lushnjës:

1) Subvencion i drejtpërdrejtë për njësi prodhimi tek fermeri

2) Vlerësim e kompensim financiar me çmim dysheme në raste të humbjes së prodhimit dhe fatkeqësive natyrore

3) Ndërhyrja në paketën fiskale të vitit 2020 ku TVSH të jetë e njëjtë si në shitje dhe ne blerje

4) Garantimi i shërbimit të ekstensionit nga ministria e bujqësisë dhe laborator analizash për produktet

5 ) Qeveria arbitër mes palëve tregtuese-fermerë për rregullimin e tregut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re