Fermerët në Fier kanë nisur aplikimet për të përfituar mbështetje financiare nga shteti për të investuar në bujqësi.

Të shumtë janë ata që kanë  kërkuar sqarime për përgatitjen e dosjeve pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural  këtë fillim gushti.  Kërkesat me të shumta janë për makineri bujqësore, ndërtim të serave dhe  stallave.

Fermerët thonë se rimbursimi i gjysmës së  vlerës së investimit ndihmon në uljen e kostove të shërbimeve dhe zgjerimin e aktivitetit bujqësor.

Përveç financimit me 50% të vlerës së investimit, qeveria po ofron edhe kredi të butë.   Gjithsej janë 9 skema mbështetëse me financim nga shteti që bashkë me skemat kombëtare të subvencioneve mbulojnë në total 17 sektorë bujqësorë.

Aplikimet e nisura me 30 korrik përfundojnë në shtator. Skema financuese për bujqësinë po aplikohet për të dytin vit radhazi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re