Skip to content

Sudan: ja sa para iu gjendën në rezidencën e të rrëzuarit Omar al-Bashir

omar al bashir promo ap 0

Presidenti i përkohshëm sudanez, Sudden Abdelfattah Burhan tha se presidenti i shfuqizuar i atij vendi, Omar al-Bashir dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit të tij, janë prapa hekurave të burgut.

“Të gjithë zyrtarët e rëndësishëm dhe komandantët e regjimit të mëparshëm, përfshirë Bashirin, janë në burg dhe prona e tyre janë konfiskuar”, tha ai në një fjalim publik nëpërmjet televizionit shtetëror.

Burhan tha se shtatë milionë euro, 350,000 dollarë dhe disa miliardë paund sudanez u gjetën në rezidencën e Bashirit të rrëzuar.

Ai shtoi se autoritetet sudaneze do të nisin një proces për kthimin e aseteve të liderëve të regjimit të mëparshëm nga bankat e huaja në Khartum.

Duke vënë në dukje se qeveria e përkohshme në Sudan po drejtohet nga Këshilli Ushtarak, Burhan tha se aktualisht nuk ka të burgosur politikë në Sudan dhe se procesi i kalimit të qeverisë në qeverinë civile do të përshpejtojë punën konstruktive të grupeve politike.

“Ne nuk erdhëm në pushtet nga grushti ushtarak, por nga revolucioni i popullit. Nuk kemi ndërmend të qëndrojmë në pushtet…”, tha ai.

Duke theksuar se korrupsioni është thellësisht i rrënjosur në aparatin shtetëror dhe se do të duhet një periudhë më e gjatë për të reformuar institucionet shtetërore, Burhan tha se qeveria teknokratike do të ishte opsioni më i mirë për Sudanin.

Kohët e fundit, pas disa muajsh protestash, ushtria sudaneze rrëzoi presidentin Bashir, i cili sundoi Sudanin që nga 1989.