Skip to content

Sudani i Jugut: arrestimet e gazetarëve për videon e turpshme me presidentin

Gjashtë gazetarë janë arrestuar në Sudanin e Jugut për shpërndarjen e një videoje ku shihet presidenti i vendit Salva Kiir duke urinuar na pantollona e tij gjatë një ngjarjeje me himnin kombëtar në sfond.

Videoja u bë virale në dhjetor.

Siç raporton BBC, të arrestuarit janë punonjës të transmetuesit publik.

Autoritetet i kanë marrë në paraburgim sepse dyshohet se e dinë se si u publikua video. Ndonëse nuk e mohojnë që gazetarët po ndalohen, autoritetet e Sudanit të Jugut rekomandojnë durim për arsyet që çuan në arrestimet.

Organizatat ndërkombëtare kanë akuzuar Sudanin e Jugut për kërcënime dhe presion ndaj gazetarëve.

Vendi fitoi pavarësinë në vitin 2011, me Kiir që shërbeu si president që atëherë.