Përkrahësit e partisë radikale të djathtë nga Danimarka, Stram Kurs, i vunë flakën Kur’anit në kryeqytetin suedez Stokholm dhe e gjithë ngjarja u transmetua në rrjetet sociale.

Anëtarët e partisë raciste i kanë kërkuar policisë suedeze që të mbajë tubime më 12 shtator për të djegur Kur’anin në lagjet Rokenby të Stokholmit, Fittja, Alby, Husby dhe Upplansvesby, të cilat janë kryesisht myslimane.

Policia nuk i lejoi ata këto aktivitete provokuese, kështu që ata e bënë këtë pa leje në Rinkeby.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë protestuesit që vijnë në qendër të lagjes me makinë, djegin Kur’anin dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

Edhe muajin e kaluar, mbështetësit e partisë Stram Kurs dhe udhëheqësi i saj Rasmus Paludan mbajtën një tubim dhe i vunë flakën Kur’anit në Malmö, Suedi.

Grupet anti-raciste dënuan aktin dhe policia arrestoi tre protestues.

Paludan u ndalua të hyjë në Suedi për dy vjet dhe javën e kaluar ai bëri kërkesë për shtetësi suedeze në mënyrë që të mund të vizitonte vendin dhe të digjte Kur’anin atje, sipas agjencive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re