Zyrtarët e lartë suedezë të udhëhequr nga kryeministri, Ulf Kristersson, u mblodhën në Uashington të enjten për të shënuar fundin e një procesi sfidues, i cili filloi më 17 maj 2022.

Fqinja e Suedisë, Finlanda iu bashkua aleancës më 4 prill. Me dy vendet nordike në aleancë, NATO kontrollon pothuajse të gjithë Detin Baltik, një goditje strategjike për Rusinë.

Suedia ka gjithashtu një ushtri të pajisur mirë dhe një industri të fortë armësh. Vendi synon të shpenzojë 2.1 për qind të PBB-së për mbrojtjen këtë vit, mbi objektivin e NATO-s dhe pothuajse dyfishin e asaj që shpenzonte në vitin 2020.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re