Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Anne Linde, tha se i marrin shumë seriozisht shqetësimet e Turqisë lidhur me terrorizmin.

Linde foli për televizionin shtetëror SVT lidhur me negociatat që vendi i saj bën me Turqinë për anëtarësimin e saj në NATO.

Sipas saj, bisedimet që do të zhvillohen gjatë samitit të NATO-s, që do të fillojë nesër në Madrid të Spanjës, do të kalojnë mirë.

“Ashtu si në një bisedë normale mendojmë ndryshe për disa çështje. Pavarësisht kësaj, mund të gjejmë një mënyrë për t’u kuptuar duke respektuar pikëpamjet e njëri-tjetrit. I marrim shumë seriozisht shqetësimet e Türkiye-s lidhur me terrorizmin”, tha ajo.

Linde tha se lidhur me organizatën terroriste PKK e ndajnë të njëjtën pikëpamje me Türkiye-n, duke shtuar se mendon që mund të shihet edhe nga Türkiye se janë serioz lidhur me këtë.

Ajo shtoi se Suedia ka një nga rregulloret më të rrepta në botë për eksportin e armëve.

“Në rast se hyjmë në një aleancë ushtarake me Türkiye-n, ku do të mbrojmë njëri-tjetrin, vendimi do të merret sipas kësaj. Kemi edhe mundësi për të hedhur hapa konkrete përpara”, u shpreh kryediplomatja suedeze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re