Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se qeveria suedeze po përpiqet të ndryshojë ligjin për të parandaluar sulmet e ardhshme ndaj Kuranit, duke i përshkruar ato si “të poshtra”, raporton Anadolia.

Billstrom foli në telefon me homologun e tij algjerian, Ahmed Attaf, sipas Ministrisë së Jashtme të Algjerisë, duke thuhet se vuri në dukje kufizimet kushtetuese që kufizojnë aftësinë e qeverisë për të parandaluar një sjellje të tillë, ndërsa shprehu keqardhje të thellë për veprime të tilla.

“Ne po punojmë për të siguruar që keqsjellja ndaj Kuranit të mos ndodhë më”, tha ministri i jashtëm suedez.

Billstrom informoi gjithashtu Attaf-in për një iniciativë të Ministrisë suedeze të Drejtësisë për të vlerësuar mundësinë e miratimit të një ligji për rendin publik për të trajtuar një sjellje të tillë të papranueshme.

Salwan Momika, me origjinë nga Iraku, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë jashtë një xhamie në Stokholm në ditën e parë të Kurban Bajramit, më 8 qershor.

Më 20 korrik, Momika shkeli gjithashtu Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë përpara ambasadës së Irakut në Stokholm.

Në janar, Rasmus Paludan, një udhëheqës danez i ekstremit të djathtë, dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm, duke shkaktuar dënime nga bota islame.

Por për paradoks, ndërsa qeveri suedeze e dënon si akt, shteti suedez e justifikon si “liri shprehjeje”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re