Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist tha se vendi i tij dhe anëtarët e NATO-s po përpiqen ta zgjidhin me rrugë diplomatike problemin lidhur me pengesën e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Hultqvist për kanalin gjerman të lajmeve Deutsche Welle (DW) deklaroi se procesi i anëtarësimit të vendit të tij në NATO nuk do të thotë heqje dorë nga statusi neutral dhe paqësor. “Vlerat tona, me të cilat përpiqemi të krijojmë paqen dhe zgjidhjen paqësore, janë vlera të njëjta me ato të vendeve të tjera në Evropë”, tha Hultqvist.

Ai theksoi se lufta në Ukrainë ka ndryshuar “thelbësisht” mënyrën se si suedezët mendojnë për anëtarësimin në NATO dhe situatën në Evropë. “Por, ne nuk jemi naivë, i shohim zhvillimet përreth nesh dhe duhet të nxjerrim një përfundim nga kjo situatë”, tha Hultqvist.

“Nuk është në rend dite mundësia që vendi ynë të grumbullojë armë bërthamore”, tha Hultqvist duke shtuar se nëse anëtarësohen në NATO do të marrin pjesë në stërvitje me qëllim parandalimin kundër Rusisë.

Ministri suedez tha se vendi i tij dhe anëtarët e NATO-s po përpiqen ta zgjidhin me rrugë diplomatike problemin lidhur me pengesën e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re