Suedia lejoi përdhosjen e Kur’ani nga një i dalë mendsh iraken, pikërisht ditën e Kurban Bajramit, duke bërë që Turqia të reagojë ashpër.

Policia suedeze dha sot lejen për një tubim të vogël para xhamisë më të madhe të Stokholmit, gjatë së cilës organizatori i saj kishte njoftuar se do të digjte një kopje të Kur’anit.

Rreth 200 kalimtarë panë një nga dy organizatorët duke grisur faqe nga një kopje e Kur’anit dhe duke fshirë këpucët me to përpara se të fuste një copë proshutë brenda librit dhe t’i vinte zjarrin për ta djegur, ndërsa protestuesi tjetër foli me megafon.

Në mesazhin e tij, kryedoplimati turk Hakan Fidan tha: “Dënoj aktin e neveritshëm në Suedi kundër Librit tonë të Shenjtë, Kur’anit të Shenjtë, në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit!” Është e papranueshme të lejohen këto akte anti-islame nën maskën e lirisë së shprehjes. Kushdo që mbyll një sy ndaj akteve të tilla të neveritshme është bashkëpunëtor.”

Strumbullari i këtij zhvillimi ishte 37-vjeçari Salwan Momika, i cili thotë se është një refugjat irakian që dëshiron që Kur’ani të ndalohet, tha se donte të “shprehte këndvështrimin e tij”.

“Dua të gris Kur’anin dhe ta djeg”, ka shkruar ai në kërkesën që ka bërë në polici. Kjo e fundit dha leje për këtë akt, duke injoruar dhe njëherë momentin kur Suedia kërkon nga Turqia të japë “Ok” për anëtarësim në NATO.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re