Suedia mori sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Vendi nordik do të udheheqë unionin në një kohë të pazakontë, e këtë e nënvizoi edhe  Kryeministri Ulf Kristersson ndërsa prezantoi prioritetet e Stokholmit para parlamentit.

 

Ato janë të fokusuar tek siguria, konkurrenca, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit.

 

“Pushtimi rus i Ukrainës ka shkatërruar paqen në Evropë, ka detyruar miliona të ikin dhe ka kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionit që po prekin familjet dhe bizneset në të gjithë kontinentin tonë.Ndërtimi i sigurisë për qytetarët e BE-së, forcimi i mbështetjes për Ukrainën dhe përmbushja e tranzicionit klimatik janë tani detyra thelbësore. Gjatë Presidencës suedeze, ne gjithashtu do t’i japim përparësi vazhdimit të udhëheqjes së fortë evropiane dhe do të kemi  një axhendë të qartë për të rritur konkurrencën.”

 

Çështje të tjera si mbrojtja e klimës, politika e emigracionit dhe gjithashtu zgjerimi i BE duke përfshirë vdenet e Ballkanit Perëndimor do të kalojnë në plan të dytë për shkak të  pasojave të luftës.

 

Paralelisht me punën për BE-në, Suedia do të angazhohet edhe për sigurinë e saj të jashtme. Turqia ende po bllokon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake  të NATO-s, me pretendimin se këto dy vende nordike janë  strehë e terroristë ve.

 

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg pret që Suedia të pranohet në aleancë gjatë këtij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re