Skip to content

“Sufllaqe Prej Ari” në Sarandë – 950 Lekë për një Fast-Food, Pushuesit të Shokuar nga Fatura!

Progetto senza titolo 1 9

Abuzimi me çmimet në zonat turistike të Shqipërisë po arrin nivele alarmante, duke zhgënjyer jo vetëm pushuesit vendas, por edhe ata të huaj. Një grup të rinjsh shqiptarë që po kalojnë pushimet në Sarandë janë përballur me një situatë absurde që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Sipas denoncimit të bërë nga një prej pushuesve për JOQ, ata kishin porositur 3 sufllaqe të hapura, 2 pije freskuese dhe 1 ujë – një vakt i thjeshtë, fast-food, që zakonisht nuk pritet të kushtojë shumë. Por kur kërkuan faturën pas ngrënies, u përballën me një shifër shokuese: 27,500 lekë të vjetra (2,750 lekë të reja).

Vetëm një sufllaqe kushtonte 950 lekë, një çmim që nuk përkon as me standardin, as me shërbimin, sipas pushuesve.

Mesazhi i pushuesit për JOQ:

“Përshëndetje JOQ, ishim dje në Sarandë edhe po hanim sufllaqe – 950 lekë sufllaqja e hapur! Kishim mbaruar kur kërkuam faturën dhe na erdhi surpriza. 

Ky nuk është rasti i parë i çmimeve të fryra në jug të vendit. Pushues të tjerë kanë raportuar për çmime të pajustifikuara në restorante, bare dhe shezllone – ku shpesh mungon edhe një faturë zyrtare apo lista e çmimeve e afishuar.

Ndërkohë që turizmi shqiptar përpiqet të ndërtojë një imazh mikpritës dhe konkurrues, raste të tilla rrezikojnë të përçojnë mesazhe të gabuara dhe të largojnë vizitorët.

A ke përjetuar edhe ti raste të ngjashme? Na trego!

0f89b8d1 a01c 41d0 9276 2f9c867de23d