Zëvendësoni orizin e recetës tradicionale me lulelakër dhe ulni ndjeshëm kaloritë.
INGREDIENTËT
4 speca të mëdhenj
2 kupa me lulelakër të grirë
2 lugë gjelle vaj ulliri extra i virgjër
Kripë






Piper
½ kupe qepë e grirë
450 gr mish i grirë
2 thelpinj hudhër e grirë
½ luge çaji rigon
200 gr salcë domateje
½ kupe mozzarella e grirë






UDHËZIMET
1
Ngrohni furrën në 180 gradë Celcius
2
Prini pjesën e sipërme të specave dhe pjesën e tulit përreth bishtit grijeni në copëza të vogla. Pastroni farat nga pjesa e brendshme.
3
Mbushni një tenxhere të madhe me 3 cm ujë dhe lëreni të ziejë. Vendosini sipër një rrjetë për gatim e avull dhe në të vendosni specat. Lërini aty derisa të zbuten, për rreth 3 minuta.






4
Grini në grirëse lulelakrën derisa copëzat të marrin përmasat e kokrrave të orizit. Në një tigan të thellë, ngrohni me nxehtësi mesatare 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni lulelakrën e grirë, pak kripë dhe pak piper. Gatuajini për 3 minuta derisa lulelakra të fillojë të zbutet dhe të nisë të marrë një ngjyrë të artë. Hiqeni nga zjarri dhe vendoseni në një tas.
5
Fshijeni tiganin me një letër. Shtoni dhe një lugë gjelle vaj, specin e grirë dhe qepën. Gatuajini duke i përzier vazhdimisht për rreth 3 minuta. Shtoni mishin e grirë, hudhrën, rigonin dhe ½ luge çaji kripë e ¼ luge çaji piper. Gatuajeni përzierjen për 5 minuta me një lugë druri derisa mishi të mos jetë më rozë. Shtoni salcën e domates dhe lulelakrën dhe vijoni të përzieni.
6
Në një tavë vendosni specat. Mbusheni mirë secilin spec me përzierjen me mish të grirë dhe lulelakër. Pasi t’i keni mbushur, mbulojini8 em mozzarella.
7
Lërini në furrë për rreth 20-25 minuta, derisa mozzarella të ketë shkrirë.
/shkollaeshendetit.com