Supë patatesh , supe tradicionale shqiptare!

Përbërësit
4-5 patate (500 g).
3 të verdha veze.
500 ml qumësht.
50 g gjalpë.
Kripë.
1 l lëng mishi ose uji.
Djathë të grirë.

Udhëzimet
Ziejmë në pak ujë të kripur patatet e qëruara dhe të ndara në rriska.
Bluajmë patatet me një makinë grirëse ose i shtypim mirë me pirun.
I vëmë në një tenxhere dhe shtojmë qumështin.
I vlojmë për rreth 10 min.
Në një enë rrahim 3 të verdha veze me gjalpin e shkrirë dhe i bashkojmë me brumin e patateve.
Shtojmë lëngun e mishit të nxehtë.
Vlojmë supën për 2 min. dhe e shërbejmë me djathë të grirë sipas dëshirës.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re