Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal te testi përcaktues i Reformës në Drejtësi dhe përballja e pushtetit me institucionet e reja të akuzës.
Sipas Likës, suksesi apo dështimi i reformës në drejtësi do të vërtetohet nga mënyra se si do të trajtohet kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Reforma në drejtësi do vendoset nëse është e suksesshme nëse jepet apo jo imuniteti i Belinda Ballukut,” u shpreh aktivisti Lika para protestuesve.
Më tej, Lika i bëri thirrje qytetarëve për mobilizim masiv përpara godinës së Kuvendit në momentin kur procedura për heqjen e imunitetit të zyrtares së lartë të mbërrijë për votim në sallën e seancave plenare.
“Herën e dytë kur imuniteti i Ballukut të kërkohet në parlament, populli do të jetë aty dhe do e rrethojmë e do kërkojmë për të hequr imunitetin e saj për t’u arrestuar!” deklaroi me ton të prerë Lika.
Në përmbyllje të fjalës së tij përpara godinës së ekzekutivit, aktivisti përsëriti thirrjet e prerë të sheshit për vënien para përgjegjësisë penale të drejtuesve të qeverisë: “Rama në burg, Belinda në burg!”
