Skip to content

Sula e quajti kurth për vota/ Reagon Lapaj: I shërben Berishës

640 0 1738772330xlapaj 154

Adriatik Lapaj nga “Nisma Shqipëria Bëhet” ka reaguar sot ndaj deklaratave të deputetit Dashnor Sula, duke thënë se ky i fundit i shërben Berishës.

Në një dalje televizive, Lapaj hodhi poshtë akuzat e Sulës, duke thënë se nuk rrinë të merrem me ferra nëpër këmbë, por ecën para.

Lapaj thekson se arsyeja e largimit të Sulës ishte një vendim i strukturave, por edhe mungesa e dakortsisë.

  • “Të rri unë të merrem me ferra nëpër këmbë, unë eci para. Unë eci para, ne vendosim në bazë strukturash. Ka pasur një moment që strukturat vendosën dhe unë zbatova vendimin e tyre. Ne jemi në një koalicion, koalicioni ka bërë propozim. Nuk është gjetur dakorëdësia, sepse ka anëtarësi, ka struktura, Unë eci para, nuk merrem, as të hedh teori, as të shara”,-tha Lapaj.