Familja mbretërore e Malajzisë zgjodhi sot Sulltan Ibrahim Sulltan Iskandar mbretin e 17-të, i cili ndryshe në vend njihet si Agong, për një mandat pesëvjeçar.

Mandati i tij do të fillojë më 31 janar të vitit të ardhshëm, sipas një deklarate nga familja mbretërore.

Iskandar pason Al-Sulltan Abdullah Ri’ayatuddin Al-Mustafa Billah Shah. Ai shërbente si Sulltan i provincës Johor në Malajzinë jugore.

Njoftimi erdhi pasi Sulltan Mizan Zainal Abidin kryesoi mbledhjen e 263-të të Konferencës së Sunduesve për të zgjedhur mbretin e ardhshëm dhe zëvendësin e tij.

Familja mbretërore e Malajzisë ka nëntë sundimtarë që marrin pozitat e larta me radhë, sipas një sistemi të rënë dakord në vitin 1957 kur Malajzia fitoi pavarësinë nga sundimi britanik.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re