Sulltani Brunei, një nga njerëzit më të pasur në botë, udhëtoi me një karrocë të stolisur e cila është shtyrë nga dhjetëra njerëz, shkruan Al Jazeera.

Sulltani i Brunejve festoi 50 vjetorin e ardhjes së tij në pushtetit në atë vend të pasur me naftë në juglindje të Azisë, duke hipur në një karrotë të stolisur e përcjellur me një ceremoni tradicionale në pallatin e tij të madh.
Dhjetëra mijëra njerëz që shkuan në rrugët e kryeqytetit Bandar Seri Begawana tundnin flamuj të sulltanëve dhe telefona incizonin sulltanin Hassanal Bolkiah, një nga njerëzit më të pasur në botë që u ul me gruan e tij në një karrocë mbretërore të shtyrë nga dhjetra njerëz të tij.
Pas abdikimit të babait të tij në vitin 1967, Hassanal Bolkiah qeveris sovranisht këtë vend tropikal në Gadishullin Malaj, në veri të ishullit Borneo, që ka rezerva të pasura të naftës dhe gazit.
Sulltani, miliarderi, zotëron, ndër të tjera, zinxhirin e hotelit Dorchester Collection, i cili përfshin Plaza Athenee në Paris dhe hotele të shquara në Londër, Milano dhe Romë, dhe Bel Air dhe Beverly Hills në Los Anxhelos./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re